Sipas rezultateve të Exit poll-it të agjencisë sociologjike Gallup, partner mediatik i Radios Kombëtare Bullgare, në orën 20 të datës 14 nëntor 2021, votuesit i kanë renditur çiftet e kandidatëve për president dhe nënpresident si më poshtë:
Rumen Radev - Ilijana Jotova - 49,3 % e votave;
Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva - 25 %;
Mustafa Karadajë - Iskra Mihajllova - 9 %;
Llozan Panov - Maria Kasimova-Moase - 4,2 %;
Pjesëmarrja elektorale është 36 %, që do të thotë se do të ketë balotazh.
Që të jetë legjitime zgjedhja e Presidentit që në raundin e parë, ai duhet të marrë më shumë se gjysma e votave reale dhe në votim duhet të marrin pjesë më shumë se 50% e qytetarëve me të drejtën e votimit. Në rast të kundërt duhet të zhvillohet balotazh brenda 7 ditëve dhe atëherë fituesi do të jetë kandidati me më shumë vota. Presidenti zgjidhet për një mandat pesë vjeçar.
Në garë morën pjesë gjithsej 23 çifte presidenciale. 12 prej kandidatëve për president u propozuan nga komisionet nismëtare, ndërsa pjesa tjetër janë kandidatë partiakë.Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..