Ndër surprizat që sollën këto zgjedhje është partia që po shfaqet si forca më e vogël parlamentare e mundshme, por që hyn për herë të parë në parlament – “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/. Qëllimi i partisë është të bëhet forca e parë politike dhe të qeverisë Bullgarinë në mënyrë të pavarur, tha lideri i partisë Kostadin Kostadinov në një intervistë për BNR. Ai tha se nëse hyn në parlament, partia është e gatshme të bisedojë me të gjitha forcat politike, në qoftë se edhe ato janë të gatshme për dialog.
"Ajo në të cilën “Ringjallja” beson është se Bullgaria ka forca të mjaftueshme për të qenë një faktor i pavarur, se nuk ka nevojë për një "vëlla të madh" tjetër," tha Kostadinov, duke shtuar se partia e tij dëshiron parandalimin e shkatërrimit të monedhës bullgare. Sipas tij, kushtet për anëtarësimin e Bullgarisë në BE duhet të rinegociohen që t’i përgjigjen interesit tonë kombëtar.Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në qytetin Asenovgrad (Bullgaria Jugore). 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri..
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..
Partia “Veliçie” njoftoi se sonte nga ora 18:00 po organizon një marsh proteste për shkak të "një manipulimi tjetër zgjedhor që çoi në zëvendësimin e votës së bullgarëve". Procesioni do të fillojë nga monumenti i Mbretit Çlirimtarit..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..