Me 42.85 për qind të protokolleve zgjedhore të përpunuara, “Po e vazhdojmë ndryshimin” mbajnë vendin e parë me 25.97 për qind, dhe çifti Rumen Radev – Ilijana Jotova kanë rezultat 49.45 për qind. Çifti kandidat për president Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva zënë vendin e dytë me 21.02 për qind.
Për shkak të zgjedhjeve 2 në 1 dhe vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin kontrollor 100 për qind të faturave nga makineritë, përpunimi i votave është i ngadalshëm.
Rezultatet deri në orën 08:00 të mëngjesit të 15 nëntorit janë sa vijojnë:
“Po e vazhdojmë ndryshimin” - 25.97 për qind
GERB-SDS – 21.42 për qind
Lëvizja për të drejtat dhe liritë (DPS) – 13.79 për qind
“Ka një popull të tillë” - 10.08 për qind
BSP për Bullgarinë – 9.99 për qind
“Bullgaria Demokratike” – 6.11 për qind
“Ringjallja” (“Vëzrazhdane”) – 5.19 për qind
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..