Ditën e mërkure do të mbajë mot i vranët pothuajse pa reshje. Paradite në vendet perëndimore dhe qendrore ku era do të qetësohet përkohësisht ka kushte për uljen e dukshmërisë. Pas dite në fillim mbi Bullgarinë Jugperëndimore, dhe deri në mbrëmje në pjesën tjetër të vendit, retë do të çahen dhe do të pakësohen. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7 gradë, ato maksimale nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë deri në 10 gradë.
Mbi male deri në mesditë vranësirat do të jenë të konsiderueshme, por vende-vende do të ketë reshje. Do të ketë mjegulla. Pas dite mbi masivet malore jugperëndimore, dhe deri në mbrëmje në lindje retë do të shpërndahen dhe do të ulen. Era perëndimore do të jetë e matur, temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë përafërsisht 7 gradë, në 2000 metra deri në 3 gradë.
Ditën e enjte temperaturat do të mbeten të pa ndryshuara dhe nuk do të ketë reshje.
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..
348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets -..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut..