Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në botë: Reformat në vendin tonë janë urgjente

Partia e cila u formua vetëm dy muaj para votës së 14 nëntorit, përfundoi si forca e parë politike dhe çoi në ndryshime serioze në hapësirën politike, duke marrë nga përkrahja e partive të deritanishme të protestës. “Fiton ndryshimi” – kështu politologu Përvan Simeonov komentoi pozitën udhëheqëse të partisë “Po e vazhdojnë ndryshimin” që u shpall kundër korrupsionit, por me kusht se votat nga jashtë do të formojnë rezultatin përfundimtar. Fakti se liderët e këtij formacioni vijnë nga qarqet e bullgarëve jashtë shtetit përforcon supozimet se mbështetja e tyre nga jashtë do të jetë kategorike. Çfarë mobilizon bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit dhe a kalon ndryshimi përmes formimit të detyrueshëm të qeverisë nga partitë e Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor?

“Unë votoj sepse më vjen keq për Bullgarinë dhe dua ta shoh atë të përparojë”, thotë Veneta Andreeva nga Boston, Masaçuzets.

“Duhet të formohet një koalicion”, është e bindur Marija Cvetkova, e cila që prej vitesh jeton dhe punon në qytetin zviceran Bazel, por kjo nuk i pengon për të votuar rregullisht dhe nga afërt të ndjekë zhvillimet në atdhe. Marija pret që partitë më në fund të formojnë një qeveri, sepse “bëhemi për qeshje”:

Marija Cvetkova voton për ndryshimin

“Por kjo kërkon diplomaci, do të duhet të bëhen kompromise, të heqin dorë nga disa nga pozicionet e tyre. Për mendimin tim, ne duhet t’ia dalim, sepse tashmë po bëhemi të qeshur nëse nuk arrijmë të formojmë qeverinë për herë të tretë. Nga ana tjetër pamë se 12 vjet me radhë pushtetarët nuk arritën të bëjnë asgjë për vendin, dhe gjendja u keqësua seriozisht. Nuk dua që partitë që janë fajtore për këtë situatë të hyjnë në qeverinë e re. Nuk mund t’i përfytyroj që të njëjtët njerëz të kenë pushtet konkret: kaluan shumë vite dhe Bullgaria vuan nga një sëmundje e njëjtë – korrupsioni. Fakti është se paratë po rrjedhin në drejtime të gabuara, se fondet e BE-së po keqpërdoren dhe prokuroria dhe pushteti gjyqësor po mbulojnë në vend që të dënojnë. Ky është një problem i madh në thelbin e të gjitha problemeve të tjera.”

“Është koha për të formuar një qeveri e cila të punojë ashtu që në vend të fillojë të rikthehet normaliteti” – është ketegorike Zhana Staleva nga Uimbëlldën i Britanisë së Madhe.

Shpresa për një kabinet të qëndrueshëm shprehu edhe Mariana de Meo nga Vjena. Frika e saj është se një zgjedhje tjetër do të ishte e pamundur për njerëzit. Por tani janë të nevojshme veprime për të realizuar ndryshimet për të cilat bullgarët nga Bullgaria dhe nga mbarë bota dolën në sheshet një vit e gjysmë më parë. Dhe presidenti tjetër ka rol në këtë drejtim:

“Pres që ai të mbajë premtimet e tij - sepse është e qartë se kush do të bëhet president. Të qëndrojë 100 për qind pas qeverisë së re për të bërë një ndryshim në drejtësi”.

Presidenti duhet të mbështesë ndryshimin në Bullgari, thekson dhe Javor Konstantinov nga Melburn i Australisë. “Është e madhe shpresa, se Bullgaria do të ketë qeveri dhe reforma”, tha ai dhe shtoi, se qeveria nuk duhet të formohet me çdo kusht.

Duam reforma reale, jo një simulim ndryshimi. Duam që të shohim ndryshime reale në të gjitha fushat – Kodin Zgjedhor, arsimin, shëndetësinë. Pa të jemi specialist ne shohim ato probleme përditë. Ne nuk jemi të izoluar nga ajo që po ndodh në vend - ne jemi shumë të lidhur me Bullgarinë, të paktën sepse vëllezërit, motrat, prindërit dhe të afërmit tanë jetojnë atje. Gjithçka që lidhet me jetën e prindërve ndikon drejtpërdrejt tek ne.”

Intervista të Veneta Nikollova, Miglena Ivanova, Diana Cankova, Vesella Krësteva

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BNR, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD