Nisi fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ/ shpalli përfundimisht rezultatet e votimit për Kreun e Shtetit. Më 21 nëntor do të garojnë kandidatët për president Rumen Radev - Ilijana Jotova dhe Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 nëntorit ka qenë 40.5%. Kanë votuar 2 687 307 persona.
Protokollet e numëruara 100% tregojnë se partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 25,67% prej votave. Koalicioni GERB-SDS është i dyti me 22.74%. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ - partia e turqve etnikë bullgarë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari, merr 13.00%. Partia Socialiste Bullgare /BSP/ ka 10.21%. “Ka një popull të tillë” /ITN/ merr 9.52% të votave. Koalicioni “Bullgaria Demokratike” hyn në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor me 6,37% të votave dhe partia “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/ - me 4,86% të votave."Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..