Në fillim të seancës së qeverisë Kryeministri në detyrë Stefan Janev bëri apel për pjesëmarrje më të madhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. "Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e fundit është shqetësuese. U bëj thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë për çiftin presidencial, i cili mendojnë se do ta konsolidojë më së miri këtë institucion. Jini aktivë", tha Janev.
Qeveria jo vetëm organizoi shkëlqyeshëm zgjedhjet 2 në 1 më 14 nëntor, por ndaloi edhe tregtinë e votave. “Nuk është rastësi që vlerësimi i vëzhguesve të jashtëm nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës është pozitiv”, tha Kryeministri.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..