Në një ceremoni Presidenti ia dorëzoi flamurin kombëtar ekspeditës së 30-të kombëtare në Antarktidë. “Askush nuk dyshon më se vëzhgimet dhe kërkimet shkencore në Antarktidë janë çelësi i ekologjisë, luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe zbulimit të sekreteve të planetit tonë. Bullgaria renditet ndër shtetet polare dhe po vazhdon të ruajë vendin e saj të autoritetshëm në hartën botërore të arritjeve shkencore”, tha Radev.
Udhëheqësi i ekspeditës Prof. Hristo Pimpirev u përgjigj se ata janë krenarë që zhvillojnë një shkencë avangarde dhe bëjnë zbulime që i përkasin mbarë njerëzimit. Në sezonin e ri do të ndërtohet një laborator i ri për të punuar në kushte më moderne, shtoi shkencëtari.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..