Lutieri i ri bullgar Georgi Nikollov, i cili jeton dhe punon në Cremona të Italisë - "Meka" е mjeshtërve të instrumenteve me tela, fitoi dy konkurse në Itali në nëntor. Violina e tij fitoi çmimin e parë në kategorinë "Profesionistët" në konkursin vjetor të Shoqatës Kombëtare të Lutierëve Italianë, ndërsa violat e tij u vlerësuan së fundmi në edicionin e parë të konkursit "Marino Capicchioni".
Vëllai i tij Nikolla Nikollov gjithashtu solli çmime për Bullgarinë nga të njëjtat dy gara. Të dy janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve Plastike dhe Dizajnit "Akademik Deçko Uzunov" në Kazanllëk, ku babai i tyre ishte mësues deri vonë.Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..