Më 18 nëntor, në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), është koncerti i radhës i Big Bendit të Radios, kësaj here me dirigjent Mihaill Josifov – një trumbetar brilant, kompozitor, lider dhe pjesëmarrës në formacione të ndryshme xhaz, pedagog në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlaldigerov”. Programi përbëhet nga kompozime të tij të aranzhuara posaçërisht për orkestrën, me të cilën para vitesh Mihaill Josifov nisi rrugën e tij profesionale. Soliste është Veleka Cankova – një nga zbulimet e skenës bullgare xhaz gjatë viteve të fundit. Do të tingëllojnë këngë të kompozuara për këngëtaren e re si dhe një pjesë prej projekteve të reja të Mihaill Josifov. Në disa prej këngëve Veleka Cankova është bashkautore e muzikës dhe autore e tekstit – si hiti veror “Hapat në rërë” etj. “Udhëtim rreth botës” gjithashtu është sipas tekstit të Veleka. Në të tregohet se sa e bukur është bota e dashurisë, në të cilën ka sy të gëzuar, duar të buta, zemra të ngrohta që zbulohen në natë dhe këndojnë këngën... Pastaj një rrugë e gjatë i çon në një aventurë – një udhëtim rreth botës...
Biletat për koncertin e Big Bеndit të Radios Kombëtare Bullgare mund t’i gjeni në Qendrën e Reklamimit dhe Informimit të Radios Kombëtare Bullgare (Bulevardi “Dragan Cankov” № 4), në rrjetin Eventim dhe online KËTU.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..