“Ka një popull të tillë” do ta mbështesë qeverinë me mandatin e “Po e vazhdojmë ndryshimin”, tha për BNR kryetari i partisë “Ka një popull të tillë”, Sllavi Trifonov.
Bullgaria ka nevojë për një qeveri të ndryshme nga ajo që ka qeverisur në 12 vitet e fundit. Negociatat për një kabinet të ri do të jenë "para popullit", premtoi Trifonov. Politiku kërkoi që të shënohen qartë angazhimet e partive që do të përfshihen në qeverisjen e re, si dhe kompromiset që do të bëjë çdo një prej tyre.
Prognoza e Sllavi Trifonovit për formimin e qeverisë me mandatin e “Po e vazhdojmë ndryshimin” është se do të bëhen përpjekje për formimin e saj, por nuk ka garanci nëse e gjithë kjo do të ndodhë nëse nuk bëhen kompromise në koalicion.Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e Bullgarisë Veri-Qendrore Lloveç. Ato do të performojnë në skenën në lagjen "Varosha", njoftoi BTA..
Sfidat me të cilat përballet sektori i energjisë në Bullgari dhe rajon u diskutuan nga Ministri i Energjisë Zhecho Stankov dhe Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian për Tranzicion të Pastër, të Drejtë dhe Konkurrues Teresa Ribera,..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta..