Një apartament në katin përdhese me oborr-tarracë, një apartament në një kompleks të mbyllur me një oborr komod privat ose apartament me një tarracë të madhe dhe pamje të mrekullueshme. Kjo është tendenca që vihet re në kohën e pandemisë në preferencat e bullgarit të lodhur dhe të etur për relaksim, tregon një analizë e tregut të pasurive të paluajtshme të njërës prej agjencive më të mëdha të pasurive të paluajtshme në vend, dy muaj para fundit të vitit 2021.
Tregu i banesave në Sofje gjatë muajve të fundit po shënon një rivendosje të shpejtë, kurse rezultatet i tejkalojnë madje ato nga periudha parapandemike gjatë vitit 2019 me rreth 30%. Po vihet re një rritje rekord e shitjeve, kërkim, që i kalon ofertat dhe përshpejtim në rritjen e çmimeve. Një interes për blerjen e banesave tregojnë si ata që kërkojnë një shtëpi të re, kështu dhe ata që kanë interes për të investuar paratë e veta me një interes bankar prej 0.00% ose edhe negativ. Për aktivizimin e tregut kontribuon edhe kthimi i bullgarëve nga jashtë, një ndikim jo tipik për 20 vitet e fundit para pandemisë.
Një kontribut të rëndësishëm për tendencën e shtimit të shitjeve ka dhe fakti se paga mesatare e punës në Sofje rritet me një rritëm më të shpejt nga çmimi i banesave, duke arritur 2 072 leva sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, që mban në një nivel të mirë aftësinë blerëse. Një rol të rëndësishëm luajnë dhe kushtet e favorshme të financimit bankar - rënia e normave të interesit për kredi për banesa, të cilat në muajin shtator ishin në nivelin mesatar prej 2.68%, sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare, komenton në analizën e vet drejtoresha ekzekutive e agjencisëPolina Stojkova. Ajo vë në dukje se çmimi mesatar për një metër katror në Sofje gjatë tremujorit të tretë ka qenë 1200 euro, në krahasim me 1115 euro një vit më parë. Çmimi mesatar total për një apartament për të njëjtën periudhë është 116 750 euro, ndërsa në vitin 2020 ai ka qenë 100 260 euro. Në lagjet më të njohura të banimit të kryeqytetit çmimi për një metër katror sipas të dhënave të fundit lëviz midis 960 euro për një metër katror në lagjen Ovça Kupell deri më 2130 euro për një metër katror në qendër.
Në kuadrin e online botimit të vjeshtës të Forumit Real, kushtuar ndërtimit dhe investimeve në prona të paluajtshme në Bullgari, Polina Stajkova theksoi se tani është shumë i përshtatshëm momenti për ata të cilët dëshirojnë të shesin banesë dhe të lidhin një marrëveshje të suksesshme, sidomos nëse kanë një plan konkret për këtë se ku do t'i investojnë paratë pas kësaj.
Një interes për blerjen e banesave në Bullgari tregojnë dhe shtetas të huaj, me një rritje prej 25% të kërkesës në këtë kategori krahasuar me vitin e kaluar.
Aktualisht intriga është se çfarë do të ndodhë në tregun e pasurive të paluajtshme me adaptimin e euros si monedhë zyrtare në Bullgari, që pritet të ndodhë në vitin 2024. Por, me siguri pritet që në këtë periudhë në tregun bullgar të hyjnë dhe më shumë investues të huaj. Kjo do të provokojë rritjen e çmimeve, prognozojnë ekspertët.
Redaktore: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..