Një protestë u zhvillua sonte para godinës së Ambasadës së Turqisë në Sofje. Protestuesit shprehën mendimin, se Turqia duhet të përmbahet dhe të mos ndërhyjë në procesin elektoral në vendin tonë.
Më herët sot Bullgaria shprehu zyrtarisht pritjen që institucionet turke të përmbahen kategorikisht nga aksionet propagandistike dhe mesazhet politike në lidhje me procesin zgjedhor në vendin tonë në raundin e dytë të zgjedhjeve për President dhe Nënpresident të Bullgarisë më 21 nëntor 2021. Ky qëndrim u shpreh në takimin e Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ivan Kondov, me Ambasadoren e Turqisë në Sofje, Ajlin Sekizkjok. Pala turke është alarmuar për rastet e përfshirjes së zyrtarëve, liderëve politikë turq, organizatave të emigrantëve dhe mediave me agjitacion dhe apele paraelektorale në Turqi për të votuar në favor të një partie politike në Bullgari.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...