Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve pas zgjedhjeve parlamentare të 14 nëntorit 2021:
“Po e vazhdojmë ndryshimin” merr 67 mandate;
GERB-SDS - 59;
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - 34;
BSP për Bullgarinë - 26;
“Ka një popull të tillë” - 25;
“Bullgaria Demokratike” - 16;
“Ringjallja” - 13.
Një koalicion i mundshëm midis “Po e vazhdojmë ndryshimin”, BSP, “Ka një popull të tillë” dhe “Bullgaria Demokratike” do të mbështetej nga 134 deputetë në parlamentin prej 240 vendesh.
Po ju kujtojmë se me protokollet zgjedhore të përpunuara 100 për qind “Po e vazhdojmë ndryshimin” mori 25.67 për qind të votave, GERB-SDS- 22.74 për qind, DPS - 13.0 për qind, “BSP për Bullgarinë” - 10.21 për qind, “Ka një popull të tillë” – 9.52 për qind, “Bullgaria Demokratike” – 6.37 për qind, “Ringjallja” (Vëzrazhdane)- 4.86 për qind.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..