Si edhe e shtuna e kaluar 3 nëntor, edhe sot 20 nëntor, është dita e reflektimit, në të cilën votuesit duhet të bëjnë zgjedhjen e fundit për raundin e dytë të zgjedhjeve për president, te i cili arritën kandidatët Rumen Radev me nënpresidente Ilijana Jotova dhe Anastas Gerxhikov me nënpresidente Nevjana Miteva. Prandaj edhe agjitacioni në mbështetje të njërit ose tjetrit kandidat është i ndaluar. Nuk lejohet lajmërimi i të dhënave nga sondazhet sociologjike – duke përfshirë edhe në rrjetet sociale.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të drejtën e votimit e kanë 6 635 305 veta, nga të cilët në raundin e parë votuan 40.5 për qind. Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev caktoi si shqetësues aktiviteti më 14 nëntorin dhe u bëri thirrje që njerëzit të dalin për të ushtruar të drejtën e tyre të votimit. “Le të votojnë qytetarët të dielën për çiftin presidencial, i cili sipas tyre më mirë do të kompletojë institucionin. Jini aktivë!”, tha ai.
Redaktore: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..