Si është zhvilluar qyteti Varna gjatë 100 vjetëve të fundit nga pikëpamja kulturore, arsimore dhe turistike? Këtë do të kenë mundësi të shikojnë nga data 20 nëntor banuesit dhe miqtë e qytetit anglez Eastbourne, mikpritës i ekspozitës “Deti, zemra, qielli”. Iniciativa është e bashkisë joformale për art social “100 Fytyra” dhe i është kushtuar 100 vjetorit nga shpallja e qytetit Varna për një qytet turistik. Në të, në një mënyre atraktive të rinjtë mbledhin një histori një shekullore në një shirit fotografik të gjatë gjashtë metra me imazhe nga e kaluara e kryeqytetit tonë detar.“Do të tregojmë dhe video të ndryshme me pamjen e qytetit gjatë viteve dhe postere”, tregojnë organizatorët.
Në Eastbourne, “Deti, zemra, qielli” do të eksponohet në qendrën sociale për arte, e cila gjendet në zemrën tregtare të qytetit. Vendi do t’u japë mundësi njerëzve të cilët kalojnë rastësisht aty të mund të shikojnë bukuritë e Varnës. “Ne kemi bërë një fotografi shumë të madhe, 3 me 2 metra, të një peizazhi detar nga qyteti me idenë që kjo të zgjojë një dëshirë tek anglezët për ta vizituar mot Varnën” - pohon Todor Gerov. Ai dhe kolegët e tij shpresojnë se së shpejti projekti “Deti, zemra, qielli” do të prezantohet dhe në Londër. Përpiloi: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...