Më 26 nëntor qyteti Shumen do të shënojë 40 vjet nga inaugurimi i Kompleksit Memorial “Krijuesit e shtetit bullgar”. Në program janë përfshirë një spektakël me të njëjtin emër dhe një shfaqje me dritë dhe laser të përgatitur posaçërisht për përvjetorin.Në hartë 3D do të animohen dhe dizajnohen video arkivore dhe pamje të realizuara me dron, të cilat ndjekin ndërtimin e memorialit.
Kompleksi memorial, të cilin banuesit vendas e quajnë shkurtimisht “Monumenti” është vepër e skulptorit profesor Krum Damjanov dhe ekipi i tij dhe është i inauguruar zyrtarisht më 28 nëntor 1981 për nder të festave kombëtare kushtuar 1300 vjetorit nga themelimi i shtetit bullgar. Pas ndryshimeve gjatë vitit 1989 ai është një nga monumentet e pakta të cilat vazhdojnë të administrohen nga shteti.Vjet një komision i Ministrisë së Kulturës bëri të ditur se "Krijuesit e shtetit bullgar" është përfaqësuesi më mbresëlënës i artit monumental në Bullgari nga epoka e socializmit dhe një nga komplekset më të rëndësishme materiale, të cilët ndërtohen gjatë viteve 70 dhe 80 të shekullit të 20. Me statutin e ri të një objekti me një rëndësi kombëtare i jepet mundësi administratës në qytetin Shumen të aplikojë për mjete nga programet kombëtare dhe evropiane, që të mund të mirëmbajë monumentin. Veprimtari të tilla restauruese janë parashikuar gjatë vitit 2022.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..
Në qytetin antik të Heraklea Sintika, u zbulua një statujë dy metra shumë e ruajtur me kokë. Është bërë nga një mjeshtër që përdori një bllok të tërë mermeri në shekullin II pas Krishtit, kur kjo praktikë ishte tashmë arkaike. Tipi ikonografik është i..
Në Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, kur Kisha jonë Ortodokse përkujton Koncilin e 12 Apostujve dhe kujtimin e të gjithë martirëve dhe rrëfimtarëve të njohur dhe të panjohur të Krishtit, besimtarët në Bullgari u shpërblyen për besimin e tyre. Mezi ka më..