Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si votojnë bullgarët jashtë shtetit?

Foto: Ani Petrova

Pjesëmarrja elektorale e bashkatdhetarëve tanë në Francë ka rënë ndjeshëm në krahasim me të dielën e kaluar. Seksionet atje janë sërish 18. Para Ambasadës Bullgare në Paris nuk ka radhë, siç ishte në zgjedhjet 2 në 1 javën e kaluar. Atëherë në Paris votuan mbi 1580 bullgarë dhe gjithsej 4436 qytetarë bullgarë në mbarë vendin.

Një aktivitet më i ulët vërehet edhe tek bullgarët në Britaninë e Madhe. Korrespondentët tanë njoftuan për tension të krijuar pasi KQZ nuk i miratoi propozimet e vullnetarëve në zgjedhje për ndryshimin e anëtarëve të komisioneve seksionale.

Dita e zgjedhjeve në territorin e Federatës Ruse zhvillohet pa sinjale shkeljesh dhe me më pak interes. Qytetarët bullgarë votojnë në 4 seksione: dy në Moskë dhe nga një në konsullatat e vendit tonë në Shën Petersburg dhe Ekaterinburg.

Në Greqi, bullgarët mund të votojnë në 26 seksione. Nuk ka shkelje. Në votim marrin pjesë si bullgarët që janë me qëndrim të përhershëm në vend, ashtu edhe punëtorë sezonalë, studentët, turistët dhe marinarët nga anijet bullgare. Pjesëmarrja është më e ulët se në zgjedhjet parlamentare.

Pritet që aktiviteti në balotazhin në Turqi të jetë tre herë më i ulët se në raundin e parë. Qytetarët bullgarë mund të votojnë në 126 seksioneve në vend. Votuesit janë hidhëruar nga tensionet diplomatike midis Sofjes dhe Ankarasë gjatë javës së kaluar. Informacioni është i korrespondentëve të BNR jashtë vendit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD