“Përfundoi një muaj politik i paprecedentë, gjatë të cilit u zhvilluan dy lloje zgjedhjesh – parlamentare dhe presidenciale. Ato nxorën në pah qartë dëshirën e popullit tonë për ndryshim, për fitoren kundër korrupsionit dhe paligjshmërisë, për largimin e mafias nga pushteti. Pritjet se qytetarët do të lodhen nga zgjedhjet dhe do të preferojnë të kthehet e vjetra e njohur nuk u realizuan”. Këtë e deklaroi fituesi Rumen Radev pas shpalljes së rezultateve të para të raundit të dytë të sotëm të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari. Ai theksoi se bullgarët e kanë kaluar provimin e demokracisë dhe nuk janë ndikuar nga përpjekjet gjatë fushatës për të mbjellë ndarje etnike.
“Parlamenti i ri nuk ka të drejtë të gabojë, sepse njerëzit nuk do të falin. Pritjet e shoqërisë janë që të shihet një shumicë e qartë politike, e cila duhet të ndërmarrë reforma të menjëhershme në gjyqësor, të mos lejojë krizë socio-ekonomike gjatë muajve të dimrit, të marrë vendime që janë shtyrë gjatë viteve”, tha Radev. Ai theksoi si prioritete luftën kundër pandemisë, si dhe faktin se “qeveria e re nuk duhet të tërhiqet nga pozicionet kombëtare, veçanërisht kur rreziku është identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit”.Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit në kompaninë bashkiake të kryeqytetit "Transporti Publik", njoftoi një reporter i BNR-së. Sipas..
Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të Kushtetutës dhe kërkoi dorëheqjen e saj, njoftoi BTA. Deklarata është në përgjigje të vendimit të djeshëm të..
Protesta e transportit publik në Sofje bllokoi lëvizjen e tramvajeve, trolejbusëve dhe autobusëve, si dhe procesin arsimor në shkolla. Që në mëngjes, organizatorët e protestës, Konfederata e Punës "Podkrepa" dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura,..
Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit..
Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të..
Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë..