"Zëri im" është një spektakël muzikor në të cilin Kamelia Todorova do të ndajë kujtimet e saj për sukseset dhe dështimet në jetë, për momentet e lumtura dhe jo aq të lumtura në karrierën e saj. Më 22 nëntor, në Teatrin Azarjan – në sallën 2 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, këngëtarja jonë e njohur do të interpretojë disa nga hitet e saj xhaz dhe pop. Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë me muzikë dhe video jetën e saj krijuese – “spontane, energjike, ironike dhe trishtuese – plot me shumë ulje-ngritje, por asnjëherë të mërzitshme”, siç thotë vetë ajo.
Ju kujtojmë se karriera e Kamelia Todorovës filloi në fillim të viteve 70 të shekullit të kaluar si aktore në trupën e teatrit eksperimental "4 + 4". Më vonë ajo u diplomua në Departamentin e Estradës (tani Pop dhe Xhaz) në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigerov”, në klasën e Irina Çmihova. Pas kësaj erdhën sukseset e Kamelias në Bullgari dhe në mbarë botën - si këngëtare dhe aktore, më pas dhjetë vjet "në Perëndim", pas së cilës këngëtarja përsëri u kthye në atdhe dhe “ristartoi” veprimtarinë e saj krijuese, për kënaqësinë e fansave të saj të shumtë.
Spektakli “Zëri Im”, i realizuar me mbështetjen e Bashkisë së Sofjes, është akoma një dëshmi e talentit, shpirtit aventuresk dhe guximit të saj krijues dhe në jetë.
DEEP ZONE Project prezanton versionin e tyre të këngës së njohur të Milena Slavova “E vërteta”, e cila shënoi muzikën bullgare në pragun e mijëvjeçarit të ri. Autori i aranzhimit të ri - Dian Savov nga DEEP ZONE Project tregon se e pëlqen muzikën e..
Tamburica serbe, cimbal rumun, lira e Kretës dhe gajda bullgare do të tingëllojnë në edicionin e dhjetë të projektit më të suksesshëm të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së – “Ritmi i Ballkanit”. Takimi i radhës me publikun dhe muzikantët nën..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..
DEEP ZONE Project prezanton versionin e tyre të këngës së njohur të Milena Slavova “E vërteta”, e cila shënoi muzikën bullgare në pragun e mijëvjeçarit..