Në lidhje me interpretimet e ndryshme të asaj që tha presidenti Rumen Radev gjatë debatit parazgjedhor më 18 nëntor 2021, zyra e shtypit e kreut të shtetit informoi se qëndrimi i presidentit nuk ndryshon nga qëndrimi i shprehur shumë herë nga Republika e Bullgarisë në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Nga pikëpamja juridike, Krimea i përket Ukrainës dhe aneksimi i saj është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Vendi ynë ka deklaruar vazhdimisht mbështetjen e vet për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, por siç theksoi presidenti Rumen Radev në debatin zgjedhor, “aktualisht” Krimea kontrollohet nga Rusia dhe është më se e qartë se ky problem nuk mund të zgjidhet me forcë. Kreu i shtetit ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për situatën e tensionuar rreth aneksimit të saj, e cila prek si marrëdhëniet ndërkombëtare ashtu edhe rajonin e Detit të Zi, gjë që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e Bullgarisë dhe aleatëve të saj.
Presidenti ka bërë thirrje të shumta për pakësimin e konfrontimit dhe zgjidhjes paqësore të konfliktit.Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në stendën bullgare nuk u ndal. Veprimtaria zhvillohet deri më 7 shkurt në Stamboll dhe është ndër pesë..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje – rreth minus 4°. Para mesditës, prishja më e ndjeshme dhe reduktimi i mbulesës së reve që filloi në perëndim do të vazhdojë në rajonet lindore të vendit. Do të fryjë erë..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..