Në lidhje me interpretimet e ndryshme të asaj që tha presidenti Rumen Radev gjatë debatit parazgjedhor më 18 nëntor 2021, zyra e shtypit e kreut të shtetit informoi se qëndrimi i presidentit nuk ndryshon nga qëndrimi i shprehur shumë herë nga Republika e Bullgarisë në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Nga pikëpamja juridike, Krimea i përket Ukrainës dhe aneksimi i saj është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Vendi ynë ka deklaruar vazhdimisht mbështetjen e vet për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, por siç theksoi presidenti Rumen Radev në debatin zgjedhor, “aktualisht” Krimea kontrollohet nga Rusia dhe është më se e qartë se ky problem nuk mund të zgjidhet me forcë. Kreu i shtetit ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për situatën e tensionuar rreth aneksimit të saj, e cila prek si marrëdhëniet ndërkombëtare ashtu edhe rajonin e Detit të Zi, gjë që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e Bullgarisë dhe aleatëve të saj.
Presidenti ka bërë thirrje të shumta për pakësimin e konfrontimit dhe zgjidhjes paqësore të konfliktit.Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin..
Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria nuk do të rrisë..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..