Tragjeditë janë ato që na bëjnë njerëz dhe simpatizues pa dallim të kombësisë së atyre që nuk janë më në mesin tonë, tha Kryeministri në detyrë Stefan Janev në konferencën e përbashkët për shtyp në Këshillin e Ministrave me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Sofja do të shpallë ditë zie në kujtim të viktimave që humbën jetën në autostradën e Strumës, ku një autobus maqedonas u rrëzua dhe mori flakë, shtoi Janev.
Autoritetet në të dyja vendet kanë koordinim në sektorët e punëve të jashtme, punëve të brendshme dhe të shëndetësisë. Prokuroritë e të dyja vendeve po punojnë gjithashtu, siguroi Janev
Zoran Zaev tha se viktimat janë 46, duke përfshirë 11 fëmijë. Deri më tani, informacioni ishte për 45 viktima. “Ne punojmë së bashku për hetimin në nivelin më të lartë”, ka konfirmuar Zaev. I pyetur nëse tragjedia do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, Zaev komentoi: “Ne jemi së bashku edhe në të mirë, edhe në të keqe. Po, kjo tragjedi do të ndikojë në qëndrimin tonë. Në mënyrë pozitive, sepse duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin kur është e vështirë dhe të ndajmë gëzimet”.
“Nga pikëpamja thjesht politike – nëse dhe si do të zhvillohen marrëdhëniet dhe bisedimet mes dy vendeve – kam besuar gjithmonë te dialogu. Shpresoj të kërkojmë një zgjidhje reciproke të dobishme për të dy vendet dhe në interes të popujve në të dy anët e kufirit, tha Janev.
Presidenti bullgar Rumen Radev i shprehu ngushëllime homlogut të tij nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski për aksidentin e rëndë në Autostradën “Struma”, ku humbën jetën 45 persona në një autobus maqedonas.“Në këtë kohë të vështirë, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë pikëllimin, solidaritetin dhe ndjeshmërinë e përbashkët. Dhjetëra jetë të humbura janë një humbje e pafalshme për vendet tona vëllazërore”, theksoi Radev.
Stevo Pendarovski shprehu pritjen se organet kompetente do të bëjnë hetime të plota për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë, e cila nuk mbahet mend në historinë e Maqedonisë.
“Falënderoj autoritetet bullgare për reagimin e shpejtë”, tha Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë, Venko Filipçe, i cili së bashku me Kryeministrin Zoran Zaev dhe Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani vizituan Spitalin “Pirogov” në Sofje. “Të gjithë janë të stabilizuar dhe për një ose dy ditë do t'i transferojmë në Shkup”, tha Osmani.
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes..