Sot në Bullgari është ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të dy incidenteve tragjike. Flamujt kombëtarë të të gjitha institucioneve shtetërore janë përgjysmuar.
Më 22 nëntor 9 persona humbën jetën për shkak të një zjarri të shpërthyer në një azil në rajonin e Varnës. Në orët e para të 23 nëntorit, në një aksident me autobus të një kompanie transporti nga Maqedonia Veriore në autostradën Struma vdiqën 46 persona. Mes të vdekurve është një familje prej 10 anëtarësh, ka edhe fëmijë. 7 të mbijetuarit e aksidentit të rëndë janë shtruar në spitalin e urgjencës në kryeqytet “Pirogov”. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka mbërritur urgjentisht në Bullgari për t'u njohur në vend me rrethanat e ngjarjes.Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..