Hetuesit përjashtojnë versionin për aktin terrorist në incidentin e rëndë në Autostradën “Struma” që mori jetën e 44 personave, sipas të dhënave të fundit, ndër të cilët ka edhe fëmijë. Sipas Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, versioni kryesor i përplasjes së autobusit që transportonte shtetas maqedonas të Maqedonisë së Veriut mbetet një gabim njerëzor. Organet hetuese të RS të Maqedonisë dhe Bullgarisë po punojnë mbi rastin.
7 të mbijetuarit e shtruar në Spitalin “Pirogov” në Sofje janë në gjendje të qëndrueshme të përgjithshme dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre. Njëri prej tyre, i cili u operua dje, do të operohet sërish sot. Nuk dihet ende se kur do të transportohen të lënduarit në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i spitalit, Hristo Shivaçev, sqaroi se kjo me gjasë do të ndodhë në faza, sepse gjendja e tyre është e ndryshme.
Sipas një nga të mbijetuarit nga aksidenti në autostradën “Struma”, janë shpëtuar 8 veta, jo 7. I riu që ndihmoi të mbijetuarit e tjerë të zbrisnin nga autobusi i djegur e tha këtë në një takim personal me zëdhënësen e kryeprokurores Sijka Mileva në spitalin “Pirogov” në Sofje.” Më pas ai e përsëriti historinë e tij para hetuesve. Mirëpo, në spital ka 7 pacientë të mbijetuar dhe pritet që të konstatohet a ka akoma një të mbijetuar apo jo.
Në një intervistë për agjencinë e Maqedonisë së Veriut MIA drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup Aleksandër Stankov tha, se në vendin e aksidentit në Autostradën “Struma” u gjetën 44 kufoma dhe mbetje kufomash, të cilave do t’u bëhen analiza ADN dhe deri në përfundimin e tyre nuk mund të konstatohet numri i saktë i të vdekurve.Të premten , vranësirat do të shtohen përsëri, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në vende të izoluara në Bullgarinë Lindore, ndërsa natën e së shtunës në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat minimale do të..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti terrorist u krye në Aeroportin “Sarafovo” - sulmi më vdekjeprurës kundër izraelitëve jashtë që nga viti..
Në një operacion të specializuar policor më 7 prill, Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar neutralizoi një kanal për ndihmën dhe kalimin përmes territorit të Bullgarisë të emigrantëve të paligjshëm. U arrestuan tre persona – organizatori..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të..