"Bodra Smjana" është kori i parë bullgar për fëmijë që u bë i famshëm botërisht. Sivjet kori shënon 75 vjetorin e themelimit të tij dhe ky është rasti që një Komitet Nismëtar i ish-koristëve të organizojë një ekspozitë fotografike me titull "Kori "Bodra Smjana" - djepi i këndimit koral të fëmijëve" në Kopshtin e Qytetit të Sofjes deri më 28 nëntor. Në fillim të dhjetorit ekspozita do të paraqitet në fshatin Polikraishte - ku është rritur dirigjenti-themelues i "Bodra Smjana" Bonço Boçev.
Janë të pakta koret e fëmijëve dhe të rinjve në botë që mund të mburren me një histori kaq të pasur. Nën drejtimin e Bonço Boçevit kori "Bodra Smjana" interpreton për herë të parë vepra të autorëve botërorë si Zolltan Kodalli, Dmitri Kabalevski, Dmitri Shostakoviç. Në fokus të repertorit të tij janë edhe veprat e kompozitorëve bullgarë Georgi Dimitrov, Svetosllav Obretenov, Filip Kutev, Ljubomir Pipkov, Todor Popov, shumë prej tyre janë krijuar posaçërisht për koristët e rinj.
Në historinë e tij, kori ka realizuar mbi 1000 vepra nga më shumë se 300 autorë. Koristët për "Bodra Smjana" përzgjidhen nga nxënësit e moshës 7 deri në 18 vjeç. Me kalimin e viteve, ekipi është bërë një shkollë dhe një trampolinë për më shumë se 7000 fëmijë. “Bodra Smjana” ka fituar dhjetëra konkurse ndërkombëtare dhe kombëtare. Theksi në historinë e tij është në vitin 1968, kur kori fitoi çmimin e parë në konkursin anonim të BBC-së për performancën më të mirë korale “Le të këndojnë popujt”.
Foto: bodrasmyana.bgPop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të..