Bullgaria u zgjodh anëtare e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Shteteve Palë në Konventën e Trashëgimisë Botërore, që po mbahet aktualisht në Paris. Ky është organi më prestigjioz i UNESCO-s, në të cilin marrin pjesë 21 shtete.
Zgjedhja e Bullgarisë është një njohje e punës aktive të vendit tonë në kuadër të programeve të UNESCO-s në fushën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Bullgaria ka regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore gjithsej 10 vende kulturore dhe natyrore me vlerë të jashtëzakonshme për njerëzimin. Këto janë Kalorësi i Madarës, Kisha e Bojanës, Varreza e Kazanllëkut, Nesebëri i Vjetër, Manastiri i Rillës, Kishat Shkëmbore në Ivanovo, Varri Trak në Sveshtari, Parku Kombëtar Pirin, Rezerva e Biosferës Srebërna dhe, së bashku me vende të tjera evropiane, elementë të objektit “Pyjet w vjetra të ahut në Evropë”.
Për disa nga këto objekte të Trashëgimisë Botërore mund të lexoni në banerin tonë të posaçëm 100 OBJEKTET TURISTIKE KOMBËTARE.Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit në kompaninë bashkiake të kryeqytetit "Transporti Publik", njoftoi një reporter i BNR-së. Sipas..
Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të Kushtetutës dhe kërkoi dorëheqjen e saj, njoftoi BTA. Deklarata është në përgjigje të vendimit të djeshëm të..
Protesta e transportit publik në Sofje bllokoi lëvizjen e tramvajeve, trolejbusëve dhe autobusëve, si dhe procesin arsimor në shkolla. Që në mëngjes, organizatorët e protestës, Konfederata e Punës "Podkrepa" dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura,..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..
Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë..