Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Pritet rritje e temperaturave ditore

Foto: БГНЕС

Të shtunën vranësirat do të jenë më të konsiderueshme. Deri në mesditë do të ketë reshje shiu vetëm vende-vende në rajonet jugperëndimore. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 1 deri në 4 gradë. Temperaturat në bregdetin e Detit të Zi do të jenë më të larta. Gjatë ditës vlerat maksimale do të jenë nga 9 deri në 14 gradë, në disa vende deri në 17, për rajonin e Sofjes termometrat do të tregojnë deri në 14 gradë.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot i vranët. Në majat do të ketë mjegull. Në masivët e Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje shiu mbi 2000 m dhe borë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 9°, në 2000 m rreth 2.

Të dielën temperaturat ditore do të rriten deri në 17-18 gradë, por në jug të Ballkanit do të ketë reshje shiu.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..

rinovuar më 25-01-23 6.14.MD

Qytetarët protestuan në mbështetje të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”)

Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..

botuar më 25-01-23 3.51.MD
Temenuzhka Petkova

Deficiti buxhetor është 18 miliardë leva (afërsisht 9 miliardë euro)

Gjendja e financave publike është jashtëzakonisht shqetësuese. Sipas ministres së financave Temenuzhka Petkova, deficiti është 18 miliardë leva, prandaj nuk parashikohen kosto për ndërtimin e infrastrukturës. Petkova theksoi se sa më gjatë të mos ketë..

botuar më 25-01-23 3.14.MD