Një platformë e re paraqet artistë, gdhendës dhe piktorë që kanë punuar në kishat e Sofjes nga viti 1878 deri në vitin 1944. Ajo është një projekt i Institutit për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, i cili zbatohet me mbështetjen financiare të Programit të Sofjes “Kulturë” - 2021 . Platforma, e quajtur “Vizualizim i të shenjtës: Një regjistër i artistëve akademikë, piktorëve dhe gdhendësve që kanë punuar në kishat e Sofjes (1878-1944)”, është në dispozicion vetëm në gjuhën bullgare në adresë: https://www.sofia-churches.com/ .
Përveç se do të paraqesë informacion sistematik për artistët që kanë punuar në kishat e Sofjes në periudhën nga Çlirimi (1879) deri në mesin e shekullit të njëzetë, do të përmbajë edhe një bibliotekë digjitale me materiale që lidhen me kulturën e krishterë në Bullgari nga kjo periudhë. Platforma pritet të jetë dygjuhëshe, por aktualisht është e disponueshme vetëm në bullgarisht.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..