Delja Harallampieva është këngëtare pop, artiste, autore e disa prej këngëve në repertorin e saj. Njëra prej tyre – “Ti nuk je” tash disa muaj është në BG Top 20 – klasifikimin e Radios Kombëtare Bullgare për muzikën pop dhe rok. Muzikën Delja e kompozoi në bashkëpunim me Vlladisllav Miçev. Ajo krijoi edhe tekstin, aranzhimi është i Ivan Stançev.
Këngëtarja e re është nga qyteti Razgrad i Bullgarisë Verilindore, ku bëri hapat e parë në shkollën pranë Vatrës së Kulturës “Razvitie” (Zhvillim). Aty ajo mësonte këndim, piano, merrte pjesë në formacione të ndryshme. Arsimin e vazhdoi në Universitetin e Ri Bullgar – këndimin pop dhe xhaz në klasën e Etien Levi. Ky këngëtar dhe pedagog i njohur, themelues i trios legjendare “Trik”, para pak kohe prezantoi grupin e tij më të ri “Super Trik” në të cilin ftoi edhe nxënësen e vet të talentuar.
“Nuk je afër meje… Unë isha gati për çdo gjë për ty… Të shoh, por vetëm në kujtim… Ti po largohesh, por unë nuk do të të ndjek…”.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..