Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov i bëri një dhuratë shkollës së mesme për mësimin e gjuhëve të huaja “Prof. Dr. Asen Zllatarov” në qytetin e tij të lindjes Haskovo. Tenisti që jeton në Monako ka dhënë 15 mijë euro, ka konfirmuar drejtori i gjimnazit Dejan Janev. Nëna e Grigor Dimitrovit është mësuese e edukimit fizik në shkollë.
Kjo nuk është dhurata e parë e Dimitrovit. Në fillim të pandemisë së koronavirusit, tenisti dhuroi para për të blerë respiratorë për spitalin në qytetin e tij të lindjes.
Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e katërt të turneut të tenisit Masters në Miami (SHBA). Tenisti i parë i Bullgarisë pati një kohë të vështirë në turneun e fushës së fortë pas një rikthimi në ndeshje me 6:7 (3), 6:4, 7:5 kundër rusit Karen..
Snowboardisti bullgar Tervell Zamfirov e përgëzoi veten për një tjetër sukses spektakolar, ndonëse e arriti në mënyrë shumë dramatike. Ai u bë kampion bote në sllallomin paralel për meshkuj. Bullgari 20-vjeçar triumfoi pasi fitoi finalen me 0.40..
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Kampioni olimpik Magomed Ramazanov fitoi titullin evropian të mundjes në kategorinë 86 kg stil i lirë në kampionatin në Bratislavë. Në ndeshjen finale..
Grigor Dimitrov duhej të luante një ndeshje me tre sete kundër tenistit me numrin 255 në ranglistën botërore Valentin Vashro, dhe arriti të kualifikohej..
Motrat Stefani dhe Gabriella Stoevi i siguruan vetes medalje në Kampionatin Evropian të Badmintonit duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e garës për..