Bullgaria do të ofrojë mbështetje eksperte për Maqedoninë e Veriut në përgatitjen e legjislacionit të punës në përputhje me kërkesat e BE-së. Kështu, vendi ynë do të mbështesë fqinjin tonë jugperëndimor në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE. Për këtë ranë dakord ministrat e punës dhe politikës sociale të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut Gëlëb Donev dhe Jagoda Shahpaska në një takim në Sofje.
Donev shprehu shpresën se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e migracionit të punës duke nënshkruar një marrëveshje që garanton akses më të lehtë në tregun e punës për qytetarët e të dy vendeve.Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi në Kopenhagë se vendi ynë mbështet krijimin e një muri evropian kundër dronëve. Ai mori pjesë në takimin joformal të Këshillit Evropian në kryeqytetin danez, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. "Në një..
Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve në Bullgari, Kryeprokurorja Evropiane Laura Kövesi njoftoi arsyet për procedurat disiplinore të nisura kundërTeodora Georgieva, një përfaqësuese bullgare në Zyrën e Prokurorit Evropian. "Serioziteti i..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..