Në fund të javës së kaluar, lajmi për mutacionin e ri të koronavirusit - Omicron, shkaktoi konfuzion dhe mbyllje të rrufeshme të kufijve në shumë vende të botës. Sikurse që të gjithë u kthyem pikërisht përpara 2 vjetëve, kur në Kinë u shfaqën rastet e para të sëmundjes, e cila na e ktheu jetën përmbys.
Cilat janë prognozat dhe cili është rreziku, të cilin e fsheh lloji i ri - virusologët dhe epidemiologët janë ende në kërkim të përgjigjeve.
Sipas ekspertëve ajo e cila e dallon llojin e ri nga variantet e tjera të koronavirusit është se proteina e saj spike përmban 32 mutacione. Kjo e bën atë praktikisht të paprekshëm nga vaksinat aktuale, të cilat prodhojnë antitrupa kundër proteinës së variantit më të vjetër kinez. Kurse kjo do të thotë se që të gjitha vaksinat e bëra deri tani janë praktikisht të papërshtatshme. Kjo u ripohua dhe nga prodhuesi i njërës prej RNK terapitë, i cili pohoi publikisht se ato janë joefektive ndaj këtij varianti. Nga ana tjetër, sipas vërejtjeve të mjekëve të cilët u përplasën me variantin e ri, ai është më i lehtë, pavarësisht se është më agresiv sa i përket shpërndarjes. Kjo do të thotë se njerëzit do të lëvizin lirshëm, pa u kushtuar vëmendje simptomave të lehta dhe do të infektojnë të tjerët.
“Frikësimet vijnë nga fakti se ekziston një rrezik i madh prej një ri infektim - tha përpara Radios Kombëtare Bullgare profesori Hristo Najdenski nga Departamenti i Mikrobiologjisë Infektive pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Këto mutacione të shumta i japin praktikisht një potencial riprodhues më të lartë virusit, si dhe një shkallë më të lartë të shpërndarjes, që në një plan epidemiologjik do të thotë se është e mundur që të preken si ata që kanë qenë të sëmurë, kështu dhe njerëzit e vaksinuar. Një sfidë për shkencën është se ka një gjen, i cili mund të diagnostikohet me PCR, përmes mungesës së S gjenit. Ajo e cila është dëshmuar tek ky variant është se një mutacion, i cili është i përbashkët për beta dhe gama variantin, pakëson aftësinë e antitrupave të lidhen me S proteinën. Kjo tanimë ka të bëjë me kontrollin e infeksionit dhe kufizimin e tij.”
Tani për tani ajo që dihet për infeksionin është se ndodh me një kollë të thatë të acaruar nga një shqetësim në fyt, si dhe me dhimbje në muskujt. Nuk është e qartë nëse vaksinat e vëna ndikojnë mbi peshën e rrjedhjes së sëmundjes, të shkaktuar nga Omicron dhe nëse mjetet terapeutike të përdorura deri në këtë moment do të jenë efektive kundra tij:
“Erdhi koha për të aktualizuar vaksinën, sepse tashmë janë shfaqur disa variante dhe sistemi imun nuk mund t'i përgjigjet në mënyrë adekuate sfondit epidemiologjik, i cili ekziston. Që të mund të jenë më efektive vaksinat, duhet të përshtaten më afër ndaj shkaktuesit, i cili është në rend të ditës. Kuptohet se ka dhe lajme të mira, se ai kalon relativisht më lehtë. Të tilla janë vërejtjet e mjekëve në Kanada dhe në Afrikën e Jugut. Shqetësuese është shpërndarja e tij e shpejtë, që mund të gjejë një terren pjellor tek pacientët me imunitet të kompromentuar, ose me sëmundje shtesë”.
Kuptohet se ka dhe prognoza optimiste se ky variant do të kalojë përmes të gjithë atyre që nuk kanë qenë të sëmurë, qoftë të vaksinuar apo jo. Kjo nga ana e vet mund të çojë deri në një imunitet të qëndrueshëm dhe t’i vihet fund epidemisë. Do të shikojmë, por deri atëherë specialistët bëjnë apel për respektimin e masave anti-epidemike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Pixabay, bas.bg
Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..
Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..
Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..