Ministrat e Jashtëm të 57 shteteve pjesëmarrëse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë /OSBE/, ndër të cilët Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë Svetllan Stoev, diskutuan mbi mundësitë për zgjidhjen e konflikteve dhe zbatimin e konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë në tri drejtimet e veprimtarisë së OSBE-së.
Duke iu drejtuar homologëve të tij, Ministri i Jashtëm bullgar theksoi se konfliktet e pazgjidhura në rajonin e OSBE-së janë një sfidë serioze për sigurinë evropiane dhe një kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Sipas Ministrit Stoev, zgjidhja e tyre duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe në parimet e integritetit territorial, pavarësisë dhe sovranitetit të shteteve, në kuadër të formateve të përcaktuara negociuese. Si kusht i rëndësishëm për këtë, Stoev theksoi vullnetin politik dhe gatishmërinë për kompromis, sepse mjetet janë në dispozicion, por duhet punuar për të pasur besim dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme të konflikteve të vazhdueshme.
Ministri Stoev gjithashtu theksoi se në rajonin e Ballkanit Perëndimor aktivitetet e OSBE-së kontribuojnë dukshëm në vendosjen e standardeve dhe vlerave evropiane, duke i mbështetur në këtë mënyrë vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2019. Omofori vjen nga fjala greke për "mbulesë", "vello" dhe është pjesë e veshjes..
Iniciativa bamirëse e presidentit Rumen Radev “Mbështet një Ëndërr” po tërheq mbështetjen e muzikantëve, stilistëve, dizajnerëve dhe donatorëve, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Një mbrëmje mature e organizuar nga presidenti çdo pranverë..
Qytetarët solidarë do të mbështesin sonte familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë më 15 prill të këtij viti pasi shtëpitë e tyre u shembën. Atëherë administrata komunale siguroi se po u ofron ndihmë të..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..