Gjatë natës në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë vranësira të konsiderueshme kryesisht mesatare dhe të larta, ndërsa në atë lindore moti do të jetë i kthjellët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0° dhe 5°, ndërsa në Bullgarinë Lindore deri në 8°. Nesër rritja e vranësirave do të vazhdojë dhe deri në mbrëmje do të përfshijë të gjithë vendin.
Gjatë ditës do të ketë reshje shiu nga perëndimi. Do të fryjë erë mesatare, e fortë nga jug-jugperëndimi në veri të maleve dhe në zonat lindore, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të jenë të larta. Maksimumi do të jetë ndërmjet 10° dhe 15°, në gjysmën lindore të vendit do të arrijë 17° -18°.
Pasdite në gjysmën veriperëndimore të vendit era do të jetë e orientuar nga veriperëndimi dhe temperatura do të fillojë të bjerë ndjeshëm, reshjet e shiut do të kthehen në borë.
Mbi male vranësirat do të rriten dhe pasdite do të ketë reshje bore, në pjesët e ulëta reshje shiu dhe bore. Do të fryjë erë e fortë, por moti do të jetë i ngrohtë. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 7 °, në 2000 metra - rreth 0 °. Në mbrëmje era do të dobësohet. Do të fillojë të depërtojë ajër i ftohtë dhe temperaturat do të ulen shpejt.Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..
Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..
Gjendja e financave publike është jashtëzakonisht shqetësuese. Sipas ministres së financave Temenuzhka Petkova, deficiti është 18 miliardë leva, prandaj nuk parashikohen kosto për ndërtimin e infrastrukturës. Petkova theksoi se sa më gjatë të mos ketë..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..