Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fjalët do të marrin fjalën gjatë Festivalit Ndërkombëtar Letrar të Sofjes

Edicioni i nëntë i tij është një vend takimi për kulturat e vendeve të ndryshme

Foto: Facebook / @sofialiteraryfest

“Fjalët e kanë fjalën” është motoja e Festivalit të nëntë Ndërkombëtar Letrar të Sofjes. Ngjarja më e madhe letrare në Bullgari do të zhvillohet midis ditëve 7 dhe 12 dhjetor, ku për vit të dytë të radhës që të gjitha ngjarjet, takimet dhe diskutimet  në programin e tij do të zhvillohen online dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e festivalit në Facebook.

“Është koha që fjalët ta marrin përsëri fjalën - thotë drejtoresha e festivalit letrar Desisllava Aleksieva.

Desisllava Aleksieva

Edicioni i sivjetshëm do ta verë aksentin mbi zërat e shkrimtarëve aktualë nga Evropa.Qëllimi është që të ndiqen jo thjesht tendencat, të cilat dominojnë në letërsinë e kontinentit, por dhe të shikohen pyetjet të cilat i venë autorët, qëndrimi i tyre mbi botën  që dje, sot dhe nesër, shqetësimet e tyre dhe recetat për përballimin e krizave, sqaron Aleksieva. Dhe pavarësisht nga veçoritë e jetës gjatë 2 vjetëve të fundit, misioni më i rëndësishëm i Festivalit Ndërkombëtar Letrar të Sofjes mbetet takimi në një vend i autorëve bullgar dhe botëror, një takim i letërsive, i gjuhëve të mëdha dhe të vogla, i kulturave të shteteve të ndryshme. “Kemi ftuar autorë të shkëlqyer, të cilët kanë një libër të botuar gjatë 12 muajve të fundit dhe të cilët publiku bullgar e meriton që t’i dëgjojë” - thotë për Radio Bullgarinë drejtoresha e programit e festivalit  profesoresha Amelija Liçeva.

Amelija Liçeva

“Do të dalloj disa emra, mes të cilëve Koni Palmen, një emër shumë i madh në letërsinë bashkëkohore holandeze. Fiona Sampson - një nga poeteshat e mëdha britanike, autore e 29 librave me poezi, e veprave publicistike dhe kritike, të botuara në 37 gjuhë. Muriel Barberry do të marrë pjesë dhe shpresoj që të tërheqë disa nga rrethet më të gjera, meqenëse ajo tanimë ka një auditor shumë serioz lexuesish në Bullgari. Elvira Siminara e cila është një nga emrat interesant në letërsinë moderne italiane, gjithashtu është ndër pjesëmarrëset. Kuptohet, dy emrat e rëndësishëm sivjet janë Dubravka Ugreshiç dhe Ana Blandiana -pseudonim i poeteshës rumune, eseiste, gazetare dhe figurë publike Otilia Valeria Coman, e cila konsiderohet poetja më e madhe në letërsinë rumune të shekullit të 20. Do të marrin pjesë dhe shumë fitues të Çmimit Letrar Evropian, mes të cilëve Noemi Kish, Claudiu Florian, Kristina Gavran, Gaska Shijan, Lidija Dimkovska dhe fituesi bullgar për vitin 2021 docenti Georgi Bërdarov”.

Bullgaria do të prezantohet akoma përmes takimeve me autorë si Georgi Gospodinov i cili ka arritur disa nga sukseset më të mëdha ndërkombëtare në letërsinë tonë moderne, Zahari Karabashliev, Alek Popov, Elena Aleksieva, Georgi Tenev, Aleksandër Shurbanov, Aksinija Mihajllova, Coço Bojaxhiev  dhe akoma shumë të tjerë. “Do të ketë takime me breza të ndryshëm në letërsi, si një provë të kapen zëra të ndryshëm në shkrimin modern”, thotë profesoresha Liçeva. Sipas saj jashtëzakonisht të rëndësishme janë debatet të cilat organizohen në kuadrin e festivalit.


“Një debat mjaft interesant është “Kush ka të drejtë të përkthejë dhe korrektësia politike në përkthim,” në të cilin do të mundohemi të prezantojmë këndvështrimet e ndryshme të shqyrtimit jo thjesht të përkthimit, por dhe mbi problemet kulturore që lidhen me përkthimin. Një diskutim tjetër është “Online letërsia” - do të bëhet fjalë për podkastet dhe për forma të tjera moderne në të cilat ekziston letërsia.

Një takim i rëndësishëm me një “element kufitar” do të jetë pjesëmarrja e Dimitër Dinevit, pohon Amelija Liçeva. Takimi me shkrimtarin australian me prejardhje bullgare do të moderohet nga Mirella Ivanova, shoqe e tij e ngushtë.  Ajo do të jetë dëshmia e radhës për kufijtë gjithnjë e më të padukshëm në letërsinë tonë moderne.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / @sofialiteraryfest dhe BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD