Pritet që këtë fundjavë të zhvillohen negociata intensive për hartimin e marrëveshjes së koalicionit mes partive që janë partnere potenciale në qeverinë e re – “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Partia Socialiste Bullgare /BSP/, “Ka një popull të tillë” /ITN/ dhe “Bullgaria Demokratike”. Këtë e tha bashkëkryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov më 3 dhjetor, kur filloi punë Legjislatura e 47 e Kuvendit Popullor. Nëse negociatat janë të suksesshme, planifikohet që marrëveshja të nënshkrohet në fillim të javës së ardhshme, njoftoi reporterja Maria Fileva. Që pas kësaj do të komentohen emrat e ministrave.
"Ne duam që secili prej grupeve të ndihet i përfaqësuar në mënyrë proporcionale në qeveri. Besojmë se është e qëndrueshme ajo qeveri, në të cilën të gjithë marrin pjesë me ekspertët e tyre më të mirë në fushat që janë aktualisht të rëndësishme për Bullgarinë," tha Petkov.Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të Maskaradës. Veprimtaria do të fillojë me një paradë tradicionale të pjesëmarrësve. Babugerë,..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Era nga jug -perëndimi do të intensifikohet dhe do..
Duhet të sigurohen urgjentisht 200 milionë leva shtesë (100 milionë euro) për rritjen e pagave në sektorin publik – për këtë insiston Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) para leximit të dytë të Buxhetit 2025 në sallën plenare, që do të..
Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë..
Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës..