Presidenti Rumen Radeve vazhdon konsultimet politike me grupet parlamentare në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor përpara se të dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë.
Më 7 dhjetor, të parët që biseduan me Radevin ishin përfaqësuesit e partisë “Ka një popull të tillë”, e cila po negocion për pjesëmarrje në një kabinet koalicioni me mandatin e partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
“Forca juaj politike tashmë e dëshmoi veten si pjesë e ndryshimit në Bullgari! Shumë votues bullgarë vazhdojnë të shohin tek ju shpresën për një politikë të re dhe të sinqertë”, tha Radev në fillim të takimit.
“Ne kemi deklaruar kohë më parë se do të bëjmë gjithçka që të kemi një qeverisje normale në vend, sepse sfidat janë shumë më të mëdha se 3 muaj më parë”, tha Toshko Jordanov, nënkryetar i “Ka një popull të tillë”.
Ne presim që negociatat me “Po e vazhdojmë ndryshimin” të përfundojnë më 8 dhjetor. Ka një vonesë vetëm për arsye teknologjike. Ky nuk është një problem apo ndonjë dallim. Këtë e tha bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike”, Hristo Ivanov në fillim të konsultimeve te presidenti. Derisa arrihet marrëveshje, asgjë nuk është e arritur, shtoi bashkëkryetari tjetër Atanas Atanasov.
“Ne e shohim rolin tonë si garantues të një drejtimi të caktuar politik. Këtu përfshihet angazhimi demokratik i kabinetit të ardhshëm, avokimi i lëvizjes drejt Shengenit dhe eurozonës, integrimi i mëtejshëm në NATO”, premtoi Ivanov.
Me një takim me përfaqësuesit e partisë nacionaliste “Ringjallja” përfunduan konsultimet politike të presidentit me shtatë formacionet në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor.
Në kuadrin e takimit udhëheqësi i partisë Kostadin Kostadinov theksoi se nga partia e konsiderojnë “vazhdimin e të gjitha masave të ashtuquajtura anti-epidemike si diçka që duhet të ndalet si praktikë”.
Radev u përgjigj se kur propozohen masa për përballimin e pandemisë, duhet të merret parasysh jeta e çdo bullgari, duke përfshirë edhe faktin që më shumë se 100 persona në ditë vdesin me Covid-19 të konfirmuar.
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°. Në Sofje do të jetë rreth 2°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në vend. Do të fryjë erë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan projektet strategjike në energjinë bërthamore si një garantues kyç i sigurisë afatgjatë të energjisë së..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë Ruses do të ndalen, njoftoi Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Kufizimi i përkohshëm do të jetë për..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me..
Në një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe Ministrave të Bujqësisë, Financave dhe Ekonomisë, Unioni i Fermerëve Bullgarë..