Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po zhvillojnë një aplikacion celular për bullgarët jashtë vendit

Foto: MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme në 21 muajt e ardhshëm do të nis nga puna për të krijuar një aplikacion celular për të ndihmuar bullgarët jashtë vendit. Ai do të sigurojë informacion në kohë reale për rreziqet gjatë udhëtonit jashtë vendit dhe do të ndihmojë për t’u lidhur shpejt me Qendrën e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë. Parashikohet edhe mundësia për  dërgimin e sinjaleve për ndihmë ose evakuim të shtetasve bullgarë të prekur nga fatkeqësi jashtë shtetit.

Aplikacioni realizohet me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë në kuadër të projektit “Përfundimi dhe pajisja e Qendrës së Menaxhimit të Krizave” në Sofje, duke shfrytëzuar përvojën shumëvjeçare norvegjeze në këtë fushë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Besimtarë nga e gjithë vendi iu bashkuan një procesioni me një ikonë të mrekullueshme të Virgjëreshës Mari

Qindra besimtarë nga e gjithë vendi u dyndën në Manastirin e Baçkovos për të marrë pjesë në procesionin tradicional liturgjik me ikonën e mrekullueshme të Nënës së Shenjtë të Zotit. Pelegrinazhi filloi nën  tingujt e kambanave i udhëhequr nga..

botuar më 25-04-21 12.12.MD

Stara Zagora feston Pashkët me këngë dhe valle në shesh

Një festë shumëngjyrëshe e Pashkëve nën sloganin "Le të këndojmë, le të kërcejmë në Pashkë, në shesh" do të zhvillohet sot në ambiente të hapura në qytetin Stara Zagora(Bullgaria Jugore). Për humorin e mirë do të kujdesen grupe të shumta..

botuar më 25-04-21 5.05.PD

Natalija Kisellova u jep çmime fituesve të një konkursi të Pashkëve në Bosilegrad

Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të Bosilegradit. Fëmijët do të konkurrojnë në tre kategori - për vezën më të fortë, më të bukur dhe më..

botuar më 25-04-21 4.10.PD