Pavarësisht nga koha në të cilën jetojmë, kalendari gjithmonë numëron ditët e javës dhe festat. Periudha e dashur e Krishtlindjeve po afron, dhe bashkë me të - fundi i Kreshmës. Edhe njerëzit që nuk janë të krishterë e dinë se abstenimi nga ushqimi me origjinë shtazore duhet të na bëjë që të përmbahemi nga mendimet, fjalët dhe veprimet e këqija. Dhe pastrimi në nivel fizik duhet të na ndihmojë në rrugën e përmirësimit shpirtëror.
Dikur bullgarët kanë respektuar ndalesa të ndryshme lidhur me ushqimin dhe pijen, që para pranimit zyrtar të fesë së krishterë. Për shembull, në periudha të caktuara të ciklit kalendarik ata nuk kanë ngrënë ushqime me ngjyra të caktuara, kanë shijuar disa fruta për herë të parë rreth datave të caktuara etj.
Për kuptimin shpirtëror të kreshmëve dhe praktikat tradicionale të popullit bullgar na tregon botimi nga koleksioni i Radio Bullgarisë "Kreshmët – në jetën e përditshme dhe festive të bullgarit".
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për besimin e saj të krishterë në fillim të shekullit të IV-të. Kjo ditë quhet edhe Krishtlindjet e..
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..