Svezhen është një magji e cila të rrëmben sapo ndalon në sheshin e fshatit dhe para teje shpalosen rrugicat e ngushta të thepisura që mbështjellin kreshtat me shtëpi të vendosura mbi to, të kurorëzuara me çatitë e pjerrëta me qeramidhe, ndërsa në plan të parë shihet silueta a kishës së restauruar “Shenjtor Petër dhe Pavell” që daton nga 1864. Në këmbë shikimi ndalet mbi monumentin e kolonelit legjendar Vlladimir Serafimov me fytyrë të drejtuar te bashkia dhe dyqani i përzier. Një idil i vërtetë i cili sjell qetësi dhe ndjenje të përjetësisë!
Emri i vjetër i fshatit Svezhen ishte Axhar. Dikur fshati kishte 5 mijë banorë dhe ... 26 pijetore. Për shkak të pamjes së tij të ruajtur fshati u shpall rezervat arkitekturor dhe historik.
Svezhen është vendlindja e kolonelit Vlladimir Serafimov (1860-1934), komandant i Regjimentit të 21-të Sredna Gora gjatë Luftës Ruso-Turke (1877 – 1878), i njohur si Çliruesi i Rodopeve të Mesme nga zgjedha osmane. Vitin e kaluar shtëpia e tij e lindjes u kthye në një muze interesante me një qendër informacioni pranë tij.
“Shtëpia është pothuajse 300 vjeçare, u ndërtua me lis të zi, shumë interesante janë dhomat. Dhoma e mesme është autentike si dikur me një dysheme dheu. Asgjë nuk është prekur. Në dhomën e pritjes ka dollapë (musandri). Në njërin prej tyre është vendi fshehjeje me tunel që çon jashtë oborrit të shtëpisë” – thotë kuratorja e muzeut Jana Stoillova. Ajo tregon edhe dritaren në tavan, tipike për shtëpitë e vjetra në rajonin e malit Sredna Gora. Ajo është pa xham me një kapak rrëshqitës. Mbi tavanin prej druri shihet një mbishkrim të djegur me qiri “Është shkruar 1876 – ky është viti i Kryengritjes së Prillit dhe një vit para djegies së fshatit nga turqit”, shpjegon Jana Stoillova.
Në një afërsi të drejtpërdrejtë janë rrënojat e restauruara të kishës “Shën Gjergji”, pranë së cilës në të kaluarën kishte një manastir. Këtu në shekujt XVII-XIX u lulëzua Shkolla Letrare Axhare, pasardhëse e denjë e Shkollës Letrare të qytetit Tërnovo. Por në vitin 1877 osmanlinjtë dogjën kishën dhe mbijetoi vetëm pllaka e vjetër metalike (klepalo), të cilën në manastiret shfrytëzohet si kambanë. Mbi të ka një mbishkrim 1862”, mësojmë nga Jana Stoillova. Dhe më shumë:
“Në këtë vend krijoheshin dorëshkrime kishtare. Në oborr kishte qeli, ku banonin murgjit, kishte dhe një eshtërore, si dhe një varrezë. Këtu u zhvillua dhe u lulëzua një shkollë e kaligrafisë. Në të u kopjuan disa katër ungjij, libra kishtarë me fjalë udhëzuese. Të gjithë ata libra u krijuan në shekullin e XVII. Më i vjetri daton nga 1634. Murgjit ishin mjeshtër në ilustrimet dhe në ornamentikën. Ata vetë bënin bojërat për të shkruar ata libra, gjithashtu vet ata i lidheshin me lëkurë ose me dru. Sot dorëshkrimet origjinale ruhen në Bibliotekën Kombëtare në Sofje, në Manastirin Zografski në Aton, ka në Shën Petersburg e gjetkë.”
Për nga profesioni Jana Stoillova është piktore. Gjatë verës ajo organizon kurse të vizatimit dhe kaligrafisë në punishten krijuese “Jna mëhallë” në fshatin Svezhen. Në grupet e saj secili mund të mësojë bukurshkrimin e shkronjave me bojë ose me pendë pate, ashtu siç e kanë bërë kopjuesit nga fshati i dikurshëm Axhar në malin Sredna Gora. “Dëshirojmë të ringjallim këtë traditë të vjetër dhe t’u transmetojmë brezave të ardhshëm” – thotë në përfundim piktorja.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..