Marrëveshja e koalicionit do të nënshkruhet deri në fund të ditës njoftoi bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov në parlament. Tani pritet për të përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të BSP-së, për të parë se “gjithçka është e autorizuar për t’u firmosur”. Marrëveshja do të bëhet publike dhe përbërja e kabinetit të ardhshëm të koalicionit do të bëhet e qartë në ditët në vijim, shtoi Petkov.
“Do të jetë e vështirë për shumë arsye, por të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi se duhet të punojmë për tejkalimin e këtyre vështirësive”, tha bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov.
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..