Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 15 dhjetorin

Moti do të mbetet i ftohtë edhe ditën e mërkurë

Foto: Ani Petrova

Të mërkurën do të mbajë vranësira. Në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje kryesisht bore. Do të fryjë erë mesatare, në zonat lindore dhe erë e fortë veriperëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3 deri në 2 gradë. Temperatura maksimale do të jetë nga 0 deri në 6 gradë në bregun jugor të Detit të Zi. Për rajonin e Sofjes termometrat do të tregojnë deri në 1 gradë.

Në male do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull. Në rajonet lindore të malit Stara Planina dhe në malin Stranxha do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, në zonat lindore dhe erë e fortë verilindore. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë minus 1 gradë, në 2000 m në minus 5.

Të enjten temperaturat do të mbeten. Në lindje dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të bjerë borë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD

Erërat e forta uragane shkaktuan dëme në qytetin Vraca dhe në zonën përreth

Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..

botuar më 24-11-21 9.15.PD