Në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme në Bruksel, Bullgaria rikonfirmoi veton e saj për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Me këmbënguljen e Bullgarisë, Këshilli konfirmoi se zbatimi i plotë i Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit nga viti 2017 ndërmjet Sofjes dhe Shkupit është pjesë e procesit të anëtarësimit.
Ambasadori Rumen Aleksandrov shprehu gatishmërinë e Bullgarisë për vazhdimin e dialogut të drejtpërdrejtë me Shkupin për zgjidhjen e problemeve të akumuluara. Bullgaria mbështeti kornizën negociese dhe thirrjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Sofja mbetet e angazhuar me perspektivën evropiane të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin polak Andrzej Duda në prag të samitit të ardhshëm të Iniciativës “Tre Detet” në Varshavë. Radev theksoi rëndësinë dhe potencialin e bashkëpunimit dypalësh industrial, përfshirë në..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë prej 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Ditën para mesditës do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë..
Partia DSB, një nga formacionet në koalicionin PP-DB, i bëri thirrje Kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, të japë dorëheqjen. Arsyeja është paraqitja e saj në tribunat e Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski”, duke mbështetur ekipin e saj..
Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum..
Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF..
Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e..