Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nina Nankova: Bota nuk do të mbetet pa shkencëtarë

Nina Nankova
Foto: zajenitevnaukata.bg

Në dy vitet e fundit, lidhur me kërkimin e ilaçeve kundër koronavirusit, bima Graptopetalum paraguayense ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve me vetitë e saj antimikrobike. Në pamje të parë, kjo është një bimë e zakonshme e familjes Crassulaceae, që rritet lehtë në ambiente të mbyllura. Për këtë arsye ajo është ndër lulet e preferuara dekorative në Bullgari. Atdheu i saj është Meksika, por në Azi dhe veçanërisht në Tajvan është shpesh e pranishme në tavolinë. Kjo është arsyeja se pse tajvanezët që e konsumojnë rregullisht janë ndër më pak të prekurit nga pandemia – falë vetive të saj kuruese.

Graptopetalum paraguayense

Pikërisht ky zbulim i shkencëtarëve që kanë vëzhguar me interes fenomenin tajvanez, i dha shtysë karrierës shkencore të bullgares Nina Nankova, asistente në Institutin e Kimisë së Përgjithshme dhe Inorganike në Akademinë Bullgare të Shkencave, e cila prej kohësh studion vetitë antivirale të graptopetalum-it. Bima e ka tërhequr interesin e shkencëtares që kur ka mësuar nga kolegët e saj në Akademinë Bullgare të Shkencave se po përdoret për të trajtuar disa infeksione:

“Fillimisht studiuam veprimin e tij antibakterial dhe antiviral, ku tregoi një ndikim mjaft të mirë mbi viruset herpes”, tha Nina Nankova në një intervistë për BNR. - Dhe për shkak se studimi i aktivitetit të saj antiviral kundër viruseve herpes është një projekt i financuar nga Fondi i Kërkimeve të Ministrisë së Arsimit, kur erdhi pandemia, ministria ftoi drejtuesen e projektit, doc. Markova, të hetojë nëse kjo bimë mund të përdoret në luftën kundër koronavirusit.”

Pasuan eksperimente me tetë lloje të koronavirusit njerëzor, me përjashtim të SARS Cov2. “Ne nuk punojmë me koronavirusin aktual, pasi është e ndaluar të punohet me të në laboratorë”, tha Nina Nankova dhe shtoi:

“Sa u përket koronaviruseve të tjera njerëzore, mbi të cilët kemi studiuar aktivitetin frenues të ekstraktit të bimës, kemi rezultate mjaft të mira”, shpjegon studiuesja e re. "Po vazhdojnë studimet për trajtimin e mundshëm të bimës, por roli im dhe i kolegëve të mi në kiminë teorike llogaritëse është të vlerësojmë se cili përbërës ose grup përbërësish në të e shkaktojnë këtë aktivitet antiviral."

Falë projektit inovativ Nina Nankova arriti të fitojë një bursë në konkursin nën egjidën e UNESCO-s "Për gratë në shkencë". Mjetet me vlerë prej 5000 eurosh do të përdoren për teknikë llogaritëse, kompjuterë të fuqishëm me parametra mjaft të mirë, materiale shpenzuese etj.

“Për një shkencëtar, gjëja më e rëndësishme është artikulli”, tha studiuesja e ri. - Gjithnjë e më shpesh duhet t’i paguani revistës për të botuar punën tuaj. Shumë nga paratë mund të përdoren edhe për këtë. Një pjesë tjetër - për të promovuar rezultatet e konferencave dhe forumeve shkencore. Kërkesat e Fondit të Kërkimeve na kufizojnë gjithnjë e më shumë.

Pavarësisht vështirësive dhe mjeteve të pakta që ndahen për shkencën në Bullgari, sipas Nina Nankovës, shkencëtarët bullgarë disi arrijnë të zhvillojnë potencialin e mendimit tonë shkencor dhe të qëndrojnë në nivelin e kërkuar botëror. Një kusht i rëndësishëm për zhvillimin e këtyre aftësive është mjedisi familjar, ku fëmijët formojnë interesin e tyre për dijen.

“Bota nuk do të mbetet pa shkencëtarë, pasi shkencëtari rritet në familje – bëhet fjalë për shembullin e prindërve, inkurajimin e fëmijëve për të lexuar më shumë dhe të interesohen”, tha në përfundim studiuesja.

Përpiloi: Darina Grigorova /në bazë të intervistës së Dobromir Videvit, BNR – “Horizont”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto:  zajenitevnaukata.bg, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shoshana Baruh

Byrek me djathë, dhallë dhe tarator - Shoshana dhe mëngjesorja e saj bullgare në Brazil

Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..

botuar më 24-04-30 7.20.PD

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD