Reforma gjyqësore është një parakusht i detyrueshëm për përparimin e Bullgarisë në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, tha para BNR-së Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova.
Problemi me Kryeprokurorin nuk mund të shtyhet, vuri në dukje Ministrja. Reforma e Komisionit kundër Korrupsionit do të jetë prioritet. Fuqitë e tij do të rriten edhe më shumë, por do të garantohet gjithashtu se nuk do të ketë abuzime me to. Qëllimi i dytë është ndryshimi i Ligjit të Gjyqësorit dhe i Kodit të Procedurës Penale që të apelohen refuzimet e Prokurorisë për zhvillimin e hetimeve. Detyra e tretë është zgjedhja e një inspektorati të ri gjyqësor. Shumica në pushtet kërkon ndryshime kushtetuese për punën e Prokurorisë, bëri të ditur Ministrja e re e Drejtësisë Jordanova.Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të konsiderueshme, me reshje të lehta shiu gjatë ditës në vende të veçanta në rajonet lindore dhe malore. Ndërprerje..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili ka edhe shtetësi bullgare, u bë i qartë nga një postim i ministrisë izraelite në rrjetin social..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e padukshëm të progresit dixhital dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi Zëvendëspresidentja Ilijana..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..