Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti ka para për të gjitha politikat sociale

Ministri Gjokov
Foto: BGNES

Janë siguruar të gjitha mjetet shtesë për pensionistët për vitin 2022 për shkak të pandemisë së Covid-it. Nuk do të ketë asnjë pensionist i cili do të marrë më pak para nga ato të marra deri tani, tha për Nova TV Ministri i Çështjeve Sociale Georgi Gjokov.

Çerdhe dhe kopshte falas mund të ketë që nga shtatori, kur fillon viti i ri shkollor. "Kjo do t’i kushtojë buxhetit 100 milion euro dhe pritet që të zgjidhet me një ligj," tha Gjokov.

Lidhur me rritjen e kërkuar të çmimit të energjisë elektrike për konsum familjar, Ministrja e Çështjeve Sociale vuri në dukje se çmimi për familjet mund të kufizohet, madje po të ketë nevojë me shpalljen e një moratoriumi për tarifat e vendosura nga rregullatori i energjisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 14 marsin 2025

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Në Bullgarinë Veriperëndimore do të ketë vranësira më të theksuara dhe pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare, në zonat në veri të maleve dhe në Bullgarinë Lindore erë..

botuar më 25-03-13 7.35.MD

Gjykata e shpalli të paligjshme zgjedhjen e 16 deputetëve, partia “Veliçie” hyn në parlament

Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshme zgjedhjen e 16 deputetëve. Vendimi është publikuar në faqen e institucionit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bën të qartë se pas rillogaritjes së rezultateve, partia “Veliçie” kalon barrierën prej 4 për qind..

botuar më 25-03-13 5.23.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev: Vetëm Parlamenti mund të vendosë nëse do të ketë një referendum për euron

Bullgaria është zotuar t'i bashkohet monedhës së përbashkët evropiane që me nënshkrimin e traktatit për pranimin e saj në BE. Kështu ua ka kujtuar presidenti Rumen Radev studentëve të Universitetit të Plovdivit “P. Hilendarski”. Fjalët e kreut të shtetit..

botuar më 25-03-13 4.13.MD