Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkenca moderne nuk e përjashton besimin tek Zoti

Çdo një shkencëtar i vërtetë e di se Zoti ekziston-thotë profesori Stojço Jazaxhiev

Foto: pixabay

Në prag të festës më të ndritur, dhe më të dashurfamiljare, Krishtlindja, sikurse jeta jonë përsëri është e rrethuar nga shpresa dhe besimi për një të nesërme më të mirë. Kurse ajo padyshim që është e lidhur me shkencën dhe besimin. Pikërisht shkencëtarët janë mendjet racionale që е shpjegojnë jetën dhe bëjnë hapa drejt së ardhmes, kurse besimi na jep ndjenjën për mbrojtje dhe besimin në providencën e Zotit për secilin prej nesh.

A është i detyrueshëm vërtetimi i kuptimit të besimit dhe a mund të jetë besimtar shkencëtari?

Stojço Jazaxhiev

“Unë jam njeri besimtar. Jo fetar, por një besimtar i thellë” - thotë profesori Stojço Jazaxhiev. Ai është pedagog i fizikës teorike dhe matematikore në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” dhe i Teorisë së Përgjithshme të relativitetit dhe fizikës së vrimave të zeza në Universitetin “Eberhard dhe Karl” në Tübingen, Gjermani. Vetëm përpara një muaji profesori Jazaxhiev u bë një nga tre anëtarë-korrespondentët e porsazgjedhur të Akademisë Bullgare të Shkencave në moshë deri më 50 vjeç i cili u përfshi në klasifikimin prestigjioz të Universitetit Standford të shkencëtarëve me një ndikim më të madh për vitin 2020.

Çdo një shkencëtar i vërtetë e di se Zoti ekziston. Nëse ka dëshmi të drejtpërdrejta – kjo është një çështje tjetër, por kjo ndihet në estetikën e shkencës. Gjërat janë të renditura në mënyrë të tillë, kështu që gjithmonë të jenë tepër estetike. Një mendim madhështor i njërit prej krijuesve të mekanikës kuantike, Werner Heisenberg, thotë: "Gllënjka e parë e kupës së shkencave natyrore e bën njeriun ateist, por në fund atë e pret Zoti " - thotë Profesori Jazaxhiev.

Ky mendim i nobelistit  gjerman nga viti 1932 është në bazën e mirëkuptimit edhe të fituesit të çmimit për shkencëtar të ri “Xhon Atanasov” për këtë vit - Venelin Todorov. Doktori i matematikës 34 vjeç është kategorik se besimi tek Zoti dhe në shkencë nuk janë shpjegime kontradiktore të botës, por më tepër plotësuese sepse shkenca shpjegon se si ndodhin proceset, kurse Zoti jep sqarime se përse ka Univers. Zoti është ideja për kuptimin dhe qëllimin e gjërave të cilat i shpjegon shkenca.

Në kundërshtim të mendimit të përhapur, ngjasia për të qenë njeriu besimtar nuk ndikohet nga fakti nëse ai është shkencëtar, apo jo, thotë doktori Todorov. Jo rastësisht afro 60% nga laureatët e Nobelit për shkencë që nga viti 1901 deri në vitin 2000 kanë qenë besimtarë. Mes tyre janë dhe emrat prej të cilëve shkencëtari bullgar frymëzohet, që të merret me shkencë kuantike, si Mark Planck dhe Werner Heisenberg.

“Kundërshtimi midis të dyjave është fiktiv ose i sugjeruar artificialisht, sepse nëse ndjekim fillimet e shkencës moderne në shekullin e 16, disa nga themeluesit e saj - Njutoni, Dekarti, Leibniz, Paskal – kanë qenë po kështu besimtarë. Madje dhe vet Njutoni në punimin e tij “Bazat matematikore të filozofisë natyrore " i përfundon llogaritjet e tij dhe në fund thotë, se nga të gjitha ato që ka deklaruar, sheh se kjo botë e bukur, e përmbushur me diell, kometa, planetë, yje, nuk mund të lindë rastësisht, por është vepër e një mendjeje inteligjente, të cilën ai e quan Zot. Këta shkencëtarë kanë kërkuar ligje në Univers, sepse kanë pritur që të ketë një ligjvënës. Dhe mund të thuhet se, besimi tek Zoti ka qenë si një motor i shkencës” - mendon doktori Todorov.

Dr. Venelin Todorov duke marrë çmimin “Xhon Atanasov” për vitin 2021 nga Presidenti Rumen Radev.

Shkencëtari i ri ka qenë i mahnitur fortë akoma si nxënës dhe nga biografia e Blez Paskalit, i cili deri në mesin e 20 vjetëve të tij bën zbulimet e veta shkencore, kurse në moshën 31 vjeçe rimendon ekzistencën e vet dhe bëhet një besimtar shumë i madh.

Shkenca është për njerëzit, të cilët mbajnë në vetvete shkëndijën e Zotit. Për ta mësojmë nga veprat e tyre, është kategorik dhe profesori Stojço Jazaxhiev. Dhe me dyshimin e shkencëtarit thotë:

“Njeriu duhet të ketë besim në shkencë, por nuk duhet t'i besojë asaj verbërisht. Shkenca është një veprimtari njerëzore dhe si e tillë kërkon kohë.”

Kurse ne nuk na mbetet asgjë tjetër përveçse të provojmë gllënjkat e jetës nga gota, e cila është përpara nesh, me shpresën se një ditë do të kuptojmë se çfarë gjendet në fundin e saj.

Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistave të Nina Canevës dhe Milena Vodeniçarovës nga BNR-“Hristo Botev”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Pixabay, BGNES, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD