Azerbajxhani është plotësisht i gatshëm, nëse qeveria bullgare dëshiron, të diskutojë çështjen e furnizimeve shtesë të gazit azerbajxhanas me çmimet më të mira, veçanërisht për ne, tha presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Bruksel. Ai e diskutoi këtë çështje me homologun e tij Illham Aliev në takimin e Partneritetit Lindor, që u mbajt më 15 dhjetor.
“Megjithatë, për ne është e rëndësishme që të kemi një transportues fizik – këtë lidhje të gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë, të cilën e presim për 10 vjet dhe akoma nuk është e ndërtuar. Ne folëm me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis, i cili do të jetë në Bullgari më 20 dhjetor për të vazhduar bisedimet. Dhe shpresoj se vitin e ardhshëm Bullgaria do të zgjidhë një çështje shumë të rëndësishme për të”, tha Radev.
Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..
Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Temperaturat..
Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..