Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Almanaku i traditave bullgare të fundvitit

Foto: Arkiv

Cikli festiv kushtuar Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Bullgari fillon që më 20 dhjetor, me Ditën e Ignat Hyjmbajtësit. Dhe megjithëqë zakonet dimërore janë të përngjashme, në regjione të veçanta të vendit ekzistonin dhe vazhdojnë të zbatohen rite që nuk hasen askund tjetër.

Dita e Ignat Hyjmbajtësit

Një rit interesant ruhet edhe më sot e kësaj dite në disa fshatra në krahinat e qyteteve Ruse (Bullgari Veriore) dhe Razgrad (Bullgari Verilindore). Emri i tij është “Ruajtja e tharmit”. Natën duke u gdhirë Dita e Ignat Hyjmbajtësit , e cila gjithnjë bie më 20 dhjetor, vajzat, nuset dhe gratë mblidhen në një shtëpi dhe dridhen valle përderisa dy nga vashat brumosin tharmin të kthyera me shpinë nga ena e drunjtë të zierjes së brumit. Konsiderohej, se ky tharm ishte jashtëzakonisht shërues, mbronte shtëpinë nga magji, ndërsa gratë joshnin burrat me të.


Nata e Buzmit

Në rajonin e qytetit Varna amviset gatuajnë një qull special nga fasule të zeza. Në mes të tavolinës vihet një enë speciale prej balte të quajtur “klloçkë”. Në të vihen elb, meli, fruta të thata (mollë, qershi) pupla pule dhe nga dy arra të emëruara për secilin anëtar të familjes. Të gjithë me dy gishta marrin atë që është në “klloçkë” dhe namatisin për pulat, qengjat, kuajt, duke nxjerrë tingujt e duhur për të tërhequr kafshët e listuar.

Në rajonin e qytetit Vraca (Bullgari Veriperëndimore) pasi përfundojnë të gjitha përgatitjet për Natën e Buzmit , në mejdan mblidhen njerëzit më të moshuar të veshur me petka festive për të ashtuquajturën “Valle të Pleqve”.

Krishtlindjet

Krishtlindjet janë festa dimërore në kalendarin e bullgarit me më shumë rituale. Në mesnatë duke u gdhirë festa shtëpi më shtëpi, derë më derë shkojnë grupet e kolendarëve. Mirëpo, pjesëmarrësit në këto grupe në rajonet e veçanta janë të ndryshëm.


Në zonën e qytetit Vidin (Bullgari Veriperëndimore) ekzistonte një rit i quajtur “Piu-miu”. Në mesnatëgrupet nisnin për të rrethuar vendbanimin duke bërtitur “piu-miu”. Duke hyrë nëpër shtëpi, këngëtarët gërmonin me shkopinj në oxhak dhe bekonin. Më i moshuari me të gjitha forcat hidhte kungullin e sjellë më parë pranë vatrës, duke uruar që siç shpërndahen farat e këtij kungulli, ashtu të çelen edhe pulat në verë.

Në fshatin Malka Vereja ndër lutjet tradicionale kolendarët anatemojnë gratë e këqija magjistricë.

Në rajonin e qytetit Silistra (Bullgari Verilindore) kryhen tri zakone të përngjashme, njeri prej të cilëve quhet bullgarisht “Brazaja”. Në të marrin pjesë beqarë të cilët shëtisin derë më derë pas grupit të kolendarëve.


 Ata mbajnë të ashtuquajturën “brazaja” – një shkop i mbuluar me një velenxë të veçantë me ornamente të pasura, në të cilin është i ngjitur një kokë prej dërrasash e zbukuruar me lëkurë lepuri, pendë gjeli, copëza pasqyre dhe xhami. Secili prej beqarëve luan në shtëpinë e vashës të cilën e pëlqen.

Viti i Ri


Bullgarët e lidhin Vitin e Ri me surovakarët, të cilët e nisin rrethimin e tyre që në orët e para të ditës.

Disa fshatra në rajonin e qytetit Samokov (Bullgari Jugperëndimore) janë të njohura me ritualin e quajtur “Magdena” për emërtimin e unazave të vashave të reja për shëndet dhe një vit të mbarë dhe të begatë, për martesën e ardhshme dhe për parashikimin e vendit ku do të martohet secila gocë.


Në fshatin Koshov, rajoni i qytetit Ruse, një pjesë prej zakoneve dimërore është riti “Xhamall”. “Xhamall” përbën një konstruksion prej druri i mbuluar me çull dhe me fytyrë, nofulla e poshtme e së cilës hapet dhe mbyllet. Në fytyrat e të gjithë burrave nga grupi shoqërues, përveç prijësit, ka kunguj dorezat e të cilave imitojnë hundë të gjata. Në të cilën shtëpi luajnë xhamall atje do të ketë bereqet dhe fatmirësi.


Një praktik interesante rituale ka në rajonin e qytetit Vraca. Para se të shkojnë burrat e quajtur “survakar” shtëpi më shtëpi, me thuprat e tyre thane të quajtura “survaçka”  godasin sipërfaqen e ujit të lumit ose të burimit, të pusit ose të çezmave. Këto Veprime të tyre magjike survakarët e shoqërojnë me të njëjtat bekime që thonë për shëndetin e njerëzve: “Vit i lumtur, vit i bereqetshëm! Ashtu qoftë!”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES,BNR-arkiv, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD